47 persona kanë vdekur dhe 115 të tjerë janë lënduar në një zjarr që shpërtheu natën e Vitit të Ri në një bar në vendpushimin e famshëm të skive Crans-Montana në Zvicrën jugperëndimore. Zjarri në lokalin Le Constellation shpërtheu në orën 1:30 të mëngjesit. Autoritetet konfirmuan se në lokal kishte njerëz të kombësive të ndryshme. Kryeprokurori rajonal vuri në dukje se autoritetet po e trajtojnë rastin si zjarr dhe se mundësia e një sulmi është përjashtuar. Viktima e parë e zjarrit është identifikuar si Emanuele Galeppini, një golfist adoleshent italian. 17-vjeçari u emërua nga Federata Italiane e Golfit, e cila tha se mban zi për vdekjen e një "atleti të ri që mishëronte pasionin dhe vlerat autentike". Tani një video që tregon përpjekje për të shuar zjarrin që u përhap në tavanin e barit Le Constellation është përhapur në rrjetet sociale. /Telegrafi/ #CransMontanaFire : Tragedy strikes at Swiss ski resort! Fire at Le Constellation bar kills 40, injures 115+ during New Year's bash. Police rule out terrorism, investigation underway. Emergency services rush to scene. #SwitzerlandBlast #Switzerland pic.twitter.com/BWLirDV868 — Lokmat Times Nagpur (@LokmatTimes_ngp) January 2, 2026