Hogan Ukpa përforcimi i parë në dimër për Arsimin e Çegranit

KF Arsimi nga Çegrani i Gostivarit, në sezonin e tij debutues në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, prezanton përforcimin e parë për afatin kalimtar të dimrit, njofton Telegrafi. Klubi i Ligës së Parë nga Maqedonia e Veriut, KF Arsimi, ka prezantuar përforcimin e tij të parë për afatin kalimtar të dimrit, i njohur mirë për publikun e futbollit në Maqedoni. Anëtar i ri i skuadrës është mesfushori 24-vjeçar Hogan Ukpa. Klubi i fundit i tij ishte Struga Trim Lum, me të cilën fitoi dy tituj kampionë. Më parë, ai ka luajtur për disa klube në Nigeri, si dhe në Letoni te Liepaja. Pas ndarjes nga Struga Trim Lum në qershor të vitit të kaluar, Ukpa mbeti pa klub, ndërsa te Arsimi pritet të sjellë një shtysë të madhe në mesfushë. Në gjysmën e sezonit debutues, Arsimi përfundoi në vendin e pestë të tabelës me 22 pikë, të grumbulluara nga gjashtë fitore dhe katër barazime. /Telegrafi/