Kapiteni i Sunderlandit, Granit Xhaka, ka vlerësuar energjinë pozitive të skuadrës pas barazimit 0-0 me Man Cityn në Ligën Premier. Sunderland u përball me shumë presion nga ekipi i Pep Guardiolas, por arriti të siguronte një pikë të rëndësishme në ‘Stadium of Light’. Xhaka, i cili ka qenë një nga arsyet kryesore pse Sunderland po performon kaq mirë këtë sezon, ishte përsëri i shkëlqyer. Duke folur për Sky Sports pas ndeshjes, ish-mesfushori i Arsenalit lavdëroi “energjinë e mirë” të skuadrës së tij. “Në fund, sigurisht që dëshiron të fitosh ndeshjet, por duhet të shohim realitetin gjithashtu. Sapo u ngjitëm në Ligën Premier pas kaq shumë vitesh dhe kemi pasur disa ndryshime në ekip”. “Afro 15-16 lojtarë të rinj dhe nuk është gjithmonë e lehtë të përshtatesh kaq shpejt me njëri-tjetrin”. “Është thjesht energjia, dhoma jonë e zhveshjes është kaq pozitive. Kemi një energji të madhe me stafin dhe me lojtarët”. “Në fund, rezultatet flasin vetë sepse po japim shumë përpjekje ditë pas dite, javë pas jave”. “Mendoj se për momentin mund të jemi shumë të kënaqur pas kësaj pjese të parë të sezonit”, ka deklaruar Xhaka./ Telegrafi /