“Jam krenare që kam lënë mesazhe të mira", Sasa e bindur që do largohet nga BBVK

Sonte zhvillohet Prime-i i radhës në Big Brother VIP Kosova, ku vëmendja është e gjitha te eliminimi i radhës. Një nga banorët e nominuar pritet të ndërpresë rrugëtimin drejt çmimit të madh. Mes tyre, Sasa ka shprehur hapur bindjen se sonte do të jetë radha e saj për t’u larguar nga shtëpia më e famshme në vend. BBVK/FaceBook Ajo duket e qetë dhe e pajtuar me këtë mundësi, duke theksuar se për të, përvoja dhe mesazhet e përcjella kanë qenë më të rëndësishme sesa vetë loja. Gjatë një bisede me Klodin, Sasa u shpreh se nuk e ka pasur kurrë prioritet strategjinë apo konkurrencën për fitore, por mënyrën se si është paraqitur dhe çfarë ka lënë pas. Ajo theksoi se ndihet krenare për qëndrimet dhe fjalët e saj gjatë gjithë qëndrimit në shtëpi. “Jam krenare që kam lënë mesazhe të mira, nuk më intereson loja”, u shpreh Sasa, duke treguar se, pavarësisht rezultatit të mbrëmjes, ajo e konsideron veten fituese në aspektin personal dhe njerëzor. Mbetet për t’u parë nëse parashikimi i saj do të realizohet, apo nëse publiku do ta surprizojë me votat e tij. /Telegrafi/