Garë shumë e ngushtë në LDK për dy mandatet e fundit, vendimtare votat e diasporës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka procesuar mbi 95 për qind të votave për kandidatët për deputetë, ndërsa në Lidhjen Demokratike të Kosovës po zhvillohet një garë jashtëzakonisht e ashpër për dy mandatet e fundit, pa përfshirë ende votat e diasporës. Sipas rezultateve aktuale, dallimet mes kandidatëve janë minimale: 14.Ermal Sadiku – 15,086 vota 15.Fadil Hadergjonaj – 15,017 vota 16.Arben Gashi – 14,480 vota 17.Paris Guri – 14,219 vota Diferenca prej vetëm disa dhjetëra apo qindra votash mes kandidatëve e bën këtë garë një nga më të ngushtat brenda LDK-së, ndërsa votat e diasporës pritet të jenë përcaktuese për renditjen përfundimtare dhe fitimin e mandatit. Procesi i numërimit po vazhdon, ndërsa KQZ pritet të publikojë rezultatet finale pas përfshirjes së votave nga jashtë vendit./Telegrafi/