Mbrëmjen e djeshme, emisioni “E Diell” u shoqërua me atmosferë festive dhe momente emocionale, duke bërë bashkë emra të njohur të artit dhe ekranit për festën e fundvitit. Gjatë programit, vëmendje të veçantë mori prania e këngëtares Remzie Osmani. Një moment emocional u krijua kur Egli Tako shprehu publikisht vlerësimin e saj për këngëtaren, duke theksuar lidhjen e veçantë që kanë. Screenshot/TikTok “Remzia është shumë e veçantë për mua dhe besoj se të gjithë e dimë arsyen. Ajo ka kënduar në një moment shumë të rëndësishëm për mua”, u shpreh Egli, duke rikthyer vëmendjen te një ngjarje që u komentua gjerësisht gjatë vitit që lamë pas. Deklarata e saj lidhej me ‘dasmën’ simbolike që ajo pati me Gjestin brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, ku Remzie Osmani ishte e ftuara speciale dhe performoi gjatë ceremonisë. Ky kujtim solli sërish emocion te ndjekësit, duke dëshmuar mirënjohjen që Egli vazhdon të ruajë për këngëtaren dhe për atë moment të veçantë të BBVA-së. /Telegrafi/ @pozitivitet.gjith #viralvideotiktok #foryoupagee #tiktokviral #viraltiktok #shqiptaretneperbote Gjesti❤️egli@Egli Tako @gjesti ♬ original sound - Gjesti❤️egli