Pesë ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës në Kosovë, po bëhet gjithnjë e më e qartë përbërja e re e Kuvendit të Kosovës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon numërimin e votave për kandidatët për deputetë që nga e hëna, ndërsa deri më tani janë numëruar mbi 95 për qind e votave. Sipas rezultateve aktuale, më poshtë janë kandidatët nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) që aktualisht sigurojnë mandatin e deputetit. Megjithatë, duhet theksuar se rreth 5 për qind e votave nga vendvotimet ende nuk janë numëruar, si dhe ekziston një numër i konsiderueshëm i votave me postë, të cilat mund të ndikojnë në renditjen përfundimtare dhe numrin e mandateve për këtë subjekt politik. Garë shumë e ngushtë në LDK për dy mandatet e fundit Kandidatët e PDK-së që aktualisht fitojnë mandat deputeti: Bedri Hamza – 148,390 vota Arian Tahiri – 65,317 vota Përparim Gruda – 59,841 vota Uran Ismaili – 49,998 vota Sala Jashari – 43,699 vota Vlora Çitaku – 40,208 vota Enver Hoxhaj – 35,818 vota Arben Mustafa – 34,998 vota Nait Hasani – 28,875 vota Rrahman Rama – 26,436 vota Kujtim Gashi – 25,564 vota Eman Rrahmani – 24,943 vota Ganimete Musliu – 24,502 vota Elmi Reçica – 23,921 vota Artan Behrami – 22,601 vota Xhavit Haliti – 21,599 vota Mergim Lushtaku – 21,078 vota Besa Kabashi Ramaj – 20,820 vota Ferat Shala – 20,210 vota Bekim Haxhiu – 19,198 vota Blerta Deliu Kodra – 18,353 vota Ariana Musliu Shoshi – 18,064 vota Arbnore Salihu – 16,849 vota Hajdar Beqa me 18,789 vota mund t'ia rrezikojë mandatin Bekim Haxhiut për shkak te kuotës gjinore. Rezultatet përfundimtare pritet të konfirmohen pas përmbylljes së plotë të procesit të numërimit, përfshirë edhe votat me postë, të cilat mund të sjellin ndryshime të lehta në renditjen aktuale./Telegrafi/