Shkëndija gjobitet nga UEFA për përdorim të piroteknikës

Shkëndija gjendet në bilancin e fundit të UEFA-s, paguan gjobë për përdorim të piroteknikës, njofton Telegrafi. Ekipi i Shkëndijës është përfshirë në bilancin më të fundit të UEFA-s, ku janë shënuar klubet që kanë marrë sanksione në kupat evropiane dhe në ndeshjet kualifikuese në të gjitha garat nën ombrellën e “shtëpisë evropiane të futbollit”. Për shkak të tifozëve të saj, ekipi nga Tetova do të paguajë një gjobë prej 1.500 eurosh në arkën e UEFA-s. Arsyetimi është përdorimi i piroteknikës në sektorin e mysafirëve. Po ashtu, një gjobë për piroteknikë kanë marrë edhe tifozët e Dritës, dhe klubi do të duhet të paguajë 3.750 euro. Ndeshja mes Dritës dhe Shkëndijës përfundoi me rezultat 1-0 për ekipin vendas. Më parë, UEFA kishte gjobitur Shkëndijën me 20.000 euro, po ashtu për shkak të përdorimit të piroteknikës dhe mesazheve politike gjatë ndeshjes në Shkup. /Telegrafi/