Forcat e sigurisë në Iran kanë nisur të qëllojnë me mitraloz ndaj protestuesve. Në qytetin Marvdasht, sipas raportimeve, të shtënat po vinin nga çatitë e një shkolle dhe një banke. Mediat iraniane raportojnë për viktima. Në internet janë shfaqur video në të cilat dëgjohen breshëri mitralozësh. Helikopterë po qarkullojnë mbi qytet, ndërsa interneti është ndërprerë pjesërisht. Protestat në mbarë vendin po radikalizohen me shpejtësi. Deri më 3 janar, demonstratat dhe trazirat janë përhapur në të paktën 18 provinca, transmeton Telegrafi. Security forces in Iran have begun firing machine guns at protesters In the city of Marvdasht, gunfire was reportedly coming from the rooftops of a school and a bank. Iranian media report casualties. Videos have appeared online in which machine-gun bursts can be heard.… pic.twitter.com/SlIR2OS1I1 — NEXTA (@nexta_tv) January 2, 2026 Përplasjet e armatosura po bëhen gjithnjë e më të shpeshta: të shtëna janë raportuar në provincat Fars, Lorestan, Chaharmahal dhe Bakhtiari. Në Azna, protestuesit sulmuan një stacion policie – tre persona u vranë dhe 17 u plagosën. Për momentin, qendrat e rezistencës ndodhen kryesisht në qytete më të vogla, por tensionet vazhdojnë të rriten. Protestat nisën më 28 dhjetor në Teheran, pas rënies së rialit dhe rritjes së inflacionit në 52 për qind. Sipas Reuters, këto janë protestat më të mëdha në Iran në tre vitet e fundit, që nga demonstratat e vitit 2022 të shkaktuara nga vrasja e 22-vjeçares Mahsa Amini nga policia e moralit. /Telegrafi/