Kuota gjinore sjell ndryshime në AAK: Agim Çeku mbetet jashtë Kuvendit

Ndryshime në listën e deputetëve do të ketë edhe në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) , si pasojë e aplikimit të kuotës gjinore prej 30 për qind. Sipas rezultateve aktuale, Besnik Tahiri rikthehet në Kuvendin e Kosovës, pasi në legjislaturën e vitit 2025 nuk kishte arritur të sigurojë mjaftueshëm vota për mandat deputeti. Ndërkohë, Agim Çeku , ndonëse renditet në mesin e më të votuarve në AAK, nuk do të arrijë të bëhet deputet. Shkak për këtë është kuota gjinore, sipas së cilës nga 6 deputetë sa i takojnë AAK-së, dy mandate duhet t’u takojnë grave . Për pasojë, Çeku, i cili ka marrë 16,050 vota , mbetet jashtë Kuvendit, ndërsa Albana Bytyqi , me 9,140 vota , siguron mandatin e deputetes. Jashtë listës përfundimtare të deputetëve të AAK-së kanë mbetur edhe disa emra të njohur të kësaj partie, përfshirë Lahi Brahimaj, Burim Ramadani, Arbër Tolaj, Pal Lekaj , si dhe të tjerë. Votat e gjashtë deputetëve të AAK-së janë: Ramush Haradinaj – 39,523 vota Daut Haradinaj – 23,595 vota Besnik Tahiri – 23,465 vota Bekë Berisha – 17,268 vota Time Kadrijaj – 15,028 vota Albana Bytyqi – 9,140 vota Rezultatet përfundimtare do të konfirmohen pas përmbylljes së plotë të numërimit të votave, përfshirë ato me postë, por aplikimi i kuotës gjinore tashmë ka përcaktuar përbërjen e re të grupit parlamentar të AAK-së./Telegrafi/