BBC Verify ka verifikuar dy foto që tregojnë fishekzjarre të ndezura në shishe brenda klubit të natës Le Constellation në vendpushimin e skive Crans-Montana, Zvicër, të shpërndara në internet me pretendimin se ato janë bërë rreth fillimit të zjarrit në natën e Vitit të Ri. Një imazh tregon njerëz që mbajnë disa shishe në ajër me fishekzjarre të ndezura të bashkangjitura dhe atë që duket të jetë një zjarr në tavan. Fotot u testuan me katër mjete zbulimi të Inteligjencës Artificiale, asnjëra prej të cilave nuk zbuloi manipulim. Ndryshe, 47 persona kanë vdekur dhe 115 të tjerë janë lënduar në një zjarr që shpërtheu natën e Vitit të Ri në një bar në vendpushimin e famshëm të skive Crans-Montana në Zvicrën jugperëndimore. Zjarri në lokalin Le Constellation shpërtheu në orën 1:30 të mëngjesit. Autoritetet konfirmuan se në lokal kishte njerëz të kombësive të ndryshme. /Telegrafi/