KQZ publikon rezultatet e para nga votimi në ambasada dhe konsullata

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur publikimin e rezultateve nga votimi i qytetarëve të Kosovës në ambasada dhe konsullata diplomatike. Deri më tani janë numëruar 17 nga 40 kuti të votimit, apo 42.50 për qind e totalit. Sipas rezultateve preliminare të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje kryeson bindshëm edhe në votimin diplomatik, duke marrë shumicën dërrmuese të votave. Rezultatet e deritanishme nga votimi në ambasada dhe konsullata: Lëvizja Vetëvendosje – 85.21 për qind, 3,399 vota Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 6.09 për qind, 243 vota Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 5.69 për qind, 227 vota Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – 1.58 për qind, 63 vota Kosova Demokratik Türk Partisi (KDTP) – 0.68 për qind, 27 vota Nisma Socialdemokrate – 0.33 për qind, 13 vota Numërimi i votave nga ambasadat dhe konsullatat pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ndërsa rezultatet përfundimtare do të publikohen pas përfundimit të procesit të plotë të numërimit. Këto vota mund të kenë ndikim në renditjen përfundimtare të subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë.