11 vite burg për aksidentin, familjarët protestuan dhe kërkuan drejtësi për Faton Lurin

Në Shkup sot u marshua për të kërkuar drejtësi për Faton Lurin. Protestuesit marshuan duke u nisur nga Parku i Çairit, teksa mbanin pankarta dhe brohoritnin parulla me thirrje për drejtësi të plotë të rastit pasi konsiderojnë se dënimi me 11 vite burg është jashtëzakonisht i lartë . Gjykata Themelore Penale – Shkup dënoi pak ditë më parë Faton Lurin me 11 vjet burg, pasi u shpall fajtor për aksidentin tragjik në të cilin ai me motoçikletë përplasi 68-vjeçarin Jugosllav Nikollovski në një shteg për këmbësorë në Shkup. Sipas autoriteteve , ditën e aksidentit , 25-vjeçari Faton Luri , duke drejtuar një motor Kawasaki pa patentë shoferi dhe pa helmetë , në shtegun për këmbësorë në bregun e Vardarit , ku edhe ndodhi aksidenti dhe sipas hetimit , pas aksidentit ai ishte në arrati për dy ditë .