"Babën tem që ka vdekur për këtë tokë, kjo ma ndalon fjalën", Labi 'shpërthen' ndaj Hygertës

Banori i Big Brother VIP Kosova, Labi, reagoi ashpër ndaj Hygertës gjatë një diskutimi të tensionuar në shtëpi, duke kërkuar që ajo të largohet nga loja. “Babën tem që ka vdekur për këtë tokë dhe baballarët e tjerë, kjo ma ndalon mua fjalën. Kësaj unë kurrë për jetë s’e kisha lanë në Kosovë me ardhë, publiku duhet me largu ketë person, që është postare dhe gazetare e dy tre lojtarëve. Kjo lojë kurrë s’ka bë këtu”, tha Labi, duke shprehur pakënaqësinë e tij për sjelljen e Hygertës. Ndërsa Hygerta reagoi me qetësi, duke i thënë: “Po, po, duke të dëgjuar janë…”, tensioni mes tyre mbeti i dukshëm për banorët dhe publikun. /Telegrafi/