E akuzoi Fjollën se ka ndarë burra nga familja, Valdrin Sahiti i ashpër me Labin: Askush nuk mundet t’ia marrë burrin askujt

Spektakli i natës së sotme nisi me tensione të forta, si pasojë e ngjarjeve të ndodhura gjatë ditëve të fundit në shtëpi. Prime-i u hap me transmetimin e një klipi ku shfaqej debati i ashpër mes Fjollës dhe Labit , debat që ka shkaktuar reagime të shumta brenda dhe jashtë shtëpisë. Gjatë përplasjes, Labi bëri një deklaratë shumë të rëndë, duke thënë se Fjolla ka ndarë burrë nga familja, fjalë që u konsideruan të papranueshme dhe tejkalim i çdo kufiri të lojës. Kjo deklaratë solli menjëherë reagime të forta nga opinionistët e mbrëmjes, Valdrin Sahiti dhe Olta Gixhari. Valdrin Sahiti reagoi ashpër, duke e kundërshtuar publikisht Labin dhe duke theksuar se jeta personale nuk duhet të përdoret si armë në lojë. Ai u shpreh: “Nuk e di kush ta ka mësuar ty atë, sepse askush nuk mundet ta ndajë ose t’ia marrë burrin askujt. Burri dhe gruaja ose shkojnë sepse nuk duan më, ose nuk rrinë bashkë, por nuk jemi në këtë shekull që dikush t’ia marrë dikujt dikë. Këto janë gjëra shumë personale. Pavarësisht lojës dhe nervozave që mund t’i kemi, nuk gjykohen njerëzit mbi jetën personale apo mbi ndonjë lidhje të mundshme, sepse ne të gjithë i kemi mbi 30–35 vjet dhe nuk jetojmë në kohën e gurit. Do të isha shumë i lumtur nëse shoqëria jonë do të ishte aq moraliste sa morali yt, i cili, më duhet ta them, është i rremë”. Edhe Olta Gixhari mbajti qëndrim kritik ndaj deklaratës së Labit, duke theksuar se loja nuk justifikon sulmet personale dhe akuzat që prekin jetën private të banorëve. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com