Elijona e pranon publikisht: Kam simpati për Klodin

Pas transmetimit të klipit ku shfaqeshin momentet e afërta mes tyre, Elijona pranoi se ka simpati ndaj Klodit. Ajo deklaroi: “Kam simpati, s’po e mohoj, është djalë i mirë. Të mirat s’mundem t’ia humb”. Nga ana tjetër, Klodi tha se që nga fillimi ka qëndruar pranë Elijonës: “Është vajzë e mirë. Imazhet kanë ndodhur sepse ishte duke u ndjerë keq, dhe unë kam qëndruar afër saj”. BBVK/YouTube Ai shtoi gjithashtu se ka një situatë të hapur jashtë shtëpisë dhe se brenda Big Brother VIP Kosova nuk është këtu për një lidhje romantike. Ky moment ka nxitur reagime të shumta nga publiku dhe ka ndezur diskutime për raportin mes dy banorëve brenda shtëpisë. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com