AC Milani ka shënuar fitore në udhëtim te Cagliari, në ndeshjen hapëse të vitit 2026. “Rossonerët” i arkëtuan pikët e plota me rezultat minimal 0-1, sfidë e vlefshme për xhiron e 18-të. Cagliari kishte një rast të shkëlqyer pas vetëm dy minutave lojë mirëpo Marco Palestra dështoi nga afërsia. Që atëherë, Milani dominoi në posedim si dhe krijoi disa raste të rrezikshme por iu mungoi finalizimi. Riding the first wave of the year ♂️ pic.twitter.com/SPotcLD2g8 — AC Milan (@acmilan) January 2, 2026 Ishte Rafael Leao që bëri heroin për të shënuar nga afërsia pas asistimit të Adrien Rabiot, ku mysafirët zhvilluan një aksion mahnitës (50’). Me këtë fitore, Milani bëhet lider në Serie A me 38 pikë ndërsa Cagliari zë pozitën e14-të me 18 sosh./ Telegrafi