Ministri izraelit: Presidenti sirian mbështet ISIS-in, lufta me Sirinë është çështje kohe

Ministri izraelit i Diasporës, Amichai Chikli ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj udhëheqësvd sirianë, duke e përshkruar presidentin e Sirisë, Ahmed al-Sharaa si anëtar të ISIS-it dhe mbështetës të islamit radikal. Sipas tij, politika dhe veprimet e Damaskut përbëjnë një kërcënim serioz për Izraelin dhe stabilitetin e gjithë rajonit. Chikli theksoi se marrëdhëniet mes Sirisë dhe organizatave ekstremiste janë të ngushta dhe se një konflikt i hapur mes Izraelit dhe Sirisë nuk është më çështje nëse, por kur, duke paralajmëruar për një mundësi reale për përplasje ushtarake në të ardhmen e afërt. Israeli Minister Amichai Chikli: The Syrian President is a member of ISIS and a supporter of radical Islam. A war between Syria and Israel is only a matter of time. pic.twitter.com/tYQeiYEwjd — Clash Report (@clashreport) January 2, 2026 Ministri shtoi se Izraeli duhet të jetë i gatshëm për çdo skenar, duke forcuar kapacitetet mbrojtëse për të përballuar kërcënimet e vazhdueshme nga regjimi sirian dhe aleatët e tij ekstremistë. Deklaratat e Chikli-t vijnë në një kohë të tensionuar në Lindjen e Mesme, ndërsa rajoni përballet me rritjen e ndikimit të grupeve radikale dhe destabilizimin e sigurisë përreth kufijve të Izraelit. Ndryshe, Al-Sharaa ka marrë udhëheqjen e shtetit sirian pas rrëzimit të regjimit të Bashar al-Assad, i cili është larguar nga pushteti muaj më parë duke ikur në Rusi. /Telegrafi/