Numërohen 98.55% e votave, ndryshim në dy mandatet e fundit të LVV-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përditësuar të dhënat lidhur me numërimin e votave për kandidatët për deputetë. Deri në këtë fazë, janë numëruar 98.55 për qind e votave , çka ka sjellë ndryshime në tri mandatet e fundit të listës së Lëvizjes Vetëvendosje . Sipas rezultateve të fundit, Ilir Kërçeli ka arritur të tejkalojë me vota Vigan Qorrollin dhe Naim Bardiqin , duke u renditur aktualisht në vendin e 55-të , pozitë kjo që i siguron mandat deputeti. Lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave Renditja aktuale për tri pozitat e fundit është si vijon: 55. Ilir Kërçeli – 16,869 vota 56. Naim Bardiqi – 16,853 vota 57. Vigan Qorrolli – 16,723 vota Me këtë renditje, Ilir Kërçeli dhe Naim Bardiqi mbeten brenda listës së kandidatëve që sigurojnë mandat, ndërsa Vigan Qorrolli , për momentin, mbetet jashtë Kuvendit të Kosovës. Megjithatë, duke qenë se procesi i numërimit ende nuk ka përfunduar plotësisht dhe priten edhe votat e mbetura, përfshirë ato nga diaspora, renditja përfundimtare mund të pësojë ndryshime të tjera./Telegrafi/