Votimi i diasporës në përfaqësitë diplomatike – këto janë rezultatet e fundit nga KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në përditësimin e fundit të 3 janarit, në ora 08:25 bën të ditur se janë publikuar rezultatet e 75 për qind të votave që janë dhënë në përfaqësi diplomatike, ose 30 nga 40 kutitë e votimit. Deri tani, nga këto rezultate, Lëvizja Vetëvendosje ka marr numrin më të madh të votave nga diaspora që kanë votuar në përfaqësitë diplomatike, me 87.15 për qind. Më pas është Partia Demokratike e Kosovës me 5.50 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me 4.87 për qind. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është me 1.59 për qind, Kosova Demokratik Turk Partisi me 0.27 për qind, Nisma Socialdemokrate me 0.26 për qind. /Telegrafi/