Këngëtarja e njohur Edona Llalloshi ka shënuar një rezultat të rëndësishëm në zgjedhjet qendrore të mbajtura në dhjetor 2025, duke u renditur e 16-ta me radhë në listën e VV-së për nga numri i votave, një pozicionim që ka tërhequr vëmendje të madhe në skenën politike dhe publike. Sipas rezultateve zyrtare, Edona Llalloshi ka marrë 35,973 vota deri më tani, duke lënë pas një sërë figurash të njohura politike dhe ministra aktualë të Lëvizjës Vetëvendosje. Renditja e saj vjen para disa emrave të dëshmuar të VV-së si: Fitore Pacolli, Dimal Basha, Agim Bahtiri, Adriana Matoshi e Salih Zyba. Ajo ka lënë prapa me vota edhe ministrat në detyrë si: Artanë Rizvanolli Berisha (mbi 24 mijë vota), Arbërie Nagavci (mbi 22 mijë vota) e Rozeta Hajdari (mbi 18 mijë vota). Lista e 16 deputetëve më të votuar të VV-së deri më tani (Foto: Kerol.li) Lista kryesohet nga Albin Kurti me 357,312 vota deri më tani, i ndjekur nga Glauk Konjufca (mbi 277 mijë) dhe Albulena Haxhiu (mbi 147 mijë), ndërsa pozicioni i 16-të i Edona Llalloshit e vendos atë në mesin e figurave më të votuara të këtyre zgjedhjeve, përpara shumë politikanëve me përvojë të gjatë institucionale. Rezultati i saj shihet si dëshmi e mbështetjes së gjerë qytetare dhe e ndikimit që ajo gëzon përtej skenës muzikore, duke reflektuar besimin e elektoratit në figura publike me profil të fortë shoqëror dhe kulturor. Përkrahësit e saj e kanë cilësuar këtë renditje si një sukses të madh personal dhe politik, duke theksuar se votat e marra tregojnë një lidhje të drejtpërdrejtë me qytetarët. /Telegrafi/