Policia e Shtetit ka bërë të ditur se kanë arrestuar 34 vjeçarin A.S banues në Cërrik, pasi i njëjti kërkohet nga autoritetet e Kosovës për veprimtari kriminale. Në njoftim thuhet se në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Elbasan, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Cërrik, lokalizuan, kapën dhe arrestuan me qëllim ekstradimin në Kosovë, shtetasin A. S., 34 vjeç, banues në Cërrik. “Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore e Pejës i ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprat penale ‘Kultivimi i narkotikëve’ dhe ‘Prodhimi dhe shitje e narkotikëve’. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet kosovare, kreu procedurat për ekstradimin e 34-vjeçarit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/