Mikel Arteta i kërkon Arsenalit transferimin e top yllit të Real Madridit në janar

Real Madrid ka finalizuar tashmë huazimin e Endrick Felipe te Lyon, dhe ai mund të mos jetë lojtari i vetëm që largohet gjatë afatit kalimtar të dimrit. Ka interes për disa nga lojtarët e Xabi Alonsos, dhe njëri prej tyre mund të jetë në rrugë drejt Arsenalit. Arsenal aktualisht kryeson tabelën e Ligës Premier, teksa kërkon titullin e parë kampion pas më shumë se 20 vitesh. Mikel Arteta, natyrisht, është i interesuar të përmirësojë skuadrën për gjysmën e dytë të sezonit, dhe shpreson të shtojë një lojtar të Real Madridit në përbërje gjatë javëve të ardhshme. Sipas CaughtOffside , Arda Guler pëlqehet nga Arsenal dhe Arteta, me shpresën që të arrihet një marrëveshje e strukturuar gjatë afatit të dimrit, e ngjashme me atë që solli Martin Odegaard në Londrën e Veriut. Arsenal është e interesuar të huazojë Guler për gjysmën e dytë të sezonit, me synimin që të vendosë një marrëveshje të përhershme në verë. Interesi i tyre për mesfushorin turk është i gjatë, megjithatë mund të përballen me konkurrencë nga rivalët, Liverpool dhe Manchester United. Arsenal mund të jetë shumë i interesuar për Guler, por raporti thekson qartë se Real Madrid nuk ka plane për ta shitur. Një largim do të kishte qenë më i mundur para këtij sezoni, por me 20-vjeçarin tashmë një lojtar kyç për Alonson, ka pak ose aspak mundësi që ai të largohet nga Bernabeu./ Telegrafi /