Moti i keq, trageti futet në portin e Vlorës me ndihmën e rimorkiatorëve

Kushtet e pafavorshme atmosferike dhe vështirësi janë regjistruar në Portin e Vlorës. Trageti “European Star” ka arritur të hyjë në kalatë e portit me ndihmën e rimorkiatorëve, dhe kjo ka bërë të mundur ankorimin e sigurt të mjetit lundrues. Sipas njoftimit zyrtar, trageti pritet të nisë drejt Italisë, ndërsa procesi i imbarkimit do të fillojë menjëherë, raporton euronews.al Rreth 1000 pasagjerë pritet të udhëtojnë me këtë linjë. Ndërkohë, kompania bën me dije se gjatë ditës së nesërme do të njoftojë pasagjerët për çdo ndryshim të mundshëm të orarit të lundrimit, pasi parashikimet meteorologjike tregojnë për përkeqësim të mëtejshëm të kushteve të motit.