Muhaxhiri: Nëse opozita vazhdon me këtë politikë, Kurti do të fitojë gjithmonë

Analisti Artan Muhaxhiri beson se partitë opozitare, pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet e jashtëzakonshme, duhet të përballen me humbjen dhe të ndryshojnë politikat e tyre. Sipas tij, nëse opozita vazhdon me të njëjtën strategji, Kryeministri i Kosovës në një mandat teknik dhe udhëheqësi i Vetëvendosjes, Albin Kurti, do të fitojë çdo zgjedhje të ardhshme.