Siç është raportuar, SHBA-të kanë kryer një sulm në shkallë të gjerë në kryeqytetin e Venezuelës, ku presidenti i saj Nicolas Maduro është kapur dhe është larguar me aeroplan nga vendi. Fotot më poshtë tregojnë pasojat menjëherë pas sulmit në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas. Ndryshe, gjatë sulmit SHBA-të arrestuan presidentin venezuelian Nicolas Maduro për t'u gjykuar në SHBA, sipas një senatori republikan i cili thotë se ka folur me Sekretarin e Shtetit Marco Rubio. “Ai më informoi se Nicolás Maduro është arrestuar nga personeli amerikan për t’u gjykuar për akuza penale në Shtetet e Bashkuara dhe se veprimi që pamë sonte u ndërmor për të mbrojtur ata që ekzekutojnë urdhrin e arrestit”, shkroi senatori i Utah, Mike Lee. “Ky veprim ka të ngjarë të bie brenda autoritetit të lindur të presidentit sipas Nenit II të Kushtetutës për të mbrojtur personelin amerikan nga një sulm aktual ose i afërt”, shtoi Lee. /Telegrafi/