Mbi dy orë pritje në kufi për të dalë nga Kosova

Pas kalimit të festave të fundvitit në atdhe, mërgimtarët ia kanë mësyrë vendeve ku jetojnë e punojnë. Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në përditësimin e orës 12:23 bën të ditur se pritjet më të gjata për të dalë nga Kosova janë në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë. Pritjet në Merdarë shkojnë nga 120 deri në 150 minuta, gjersa te Dheu i Bardhë pritjet në dalje janë deri në 40 minuta. Në pikat tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për të dalë nga Kosova. /Telegrafi/