Pamje tronditëse nga Crans-Montana - zjarri përhapet në tavan, njerëzit vazhdojnë të festojnë

Një video e re e publikuar nga një bar në resortin zviceran të skijimit Crans-Montana ka shkaktuar reagime të forta, duke treguar momentet dramatike kur zjarri përhapet me shpejtësi nëpër shkumën plastike antizhurmë të tavanit, ndërsa disa persona ende vazhdojnë të festojnë dhe ta filmojnë ngjarjen. Pamjet tregojnë se flakët përhapen brenda pak çastesh, duke krijuar panik dhe tym të dendur në ambientin e mbyllur. Sipas autoriteteve, materiali izolues në tavan ka ndikuar në përhapjen e shpejtë të zjarrit, duke e bërë situatën edhe më të rrezikshme për të pranishmit, raporton skynews . Çka e shkaktoi zjarrin vdekjeprurës në Zvicër, tregon Prokuroja e Përgjithshme Bilanci i tragjedisë është i rëndë: 40 persona kanë humbur jetën, ndërsa 120 të tjerë janë plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë. Ekipet e emergjencës kanë ndërhyrë menjëherë për të evakuuar të lënduarit dhe për të shuar flakët, ndërsa hetimet për shkaqet e zjarrit kanë nisur. Autoritetet zvicerane kanë bërë thirrje për respektimin e rreptë të standardeve të sigurisë në ambiente publike dhe kanë paralajmëruar kontrolle të shtuara, veçanërisht në zonat turistike gjatë sezonit të dimrit. /Telegrafi/ — (@)