Vetëvendosja dhe Albin Kurti nuk fituan aq shumë sa humbën partitë opozitare - ky është reagimi i parë i analistëve të Kosovës pas rezultateve paraprake të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të mbajtura më 28 dhjetor. Rezultati i keq zgjedhor i opozitës u ndikua nga disa faktorë, sipas bashkëbiseduesve të Kosovo online. Data e zgjedhjeve, mbërritja e diasporës dhe llogaritjet partiake janë vetëm disa prej tyre.