LVV kalon pragun e 50 për qind pas përfshirjes së votave nga diaspora

Ka përfunduar numërimi i të gjitha votave të ardhura nga përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës, përkatësisht nga ambasadat dhe konsullatat jashtë vendit. Sipas rezultateve përfundimtare nga diaspora, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë bindshëm e para me 86.74 për qind , duke grumbulluar 13,899 vota . Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 6.07 për qind apo 973 vota , ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 4.76 për qind , përkatësisht 762 vota . Pas tyre vjen Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 1.59 për qind ose 255 vota . Me përfshirjen e këtyre rezultateve dhe bazuar në të dhënat e përmbledhura nga vendvotimet brenda Kosovës dhe ato nga përfaqësitë diplomatike, Lëvizja Vetëvendosje ka kaluar tashmë pragun e 50 për qind të votave në total . Sipas rezultateve të përgjithshme: Lëvizja Vetëvendosje – 50.00% ( 447,179 vota ) Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 20.76% ( 185,689 vota ) Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 13.44% ( 120,182 vota ) AAK – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – 5.57% ( 49,856 vota ) Lista Serbe (Srpska Lista) – 4.70% ( 42,015 vota ) Nisma Socialdemokrate (NISMA) – 1.66% ( 14,858 vota ) /Telegrafi/