Sipas Diario AS, gjiganti i Ligës Premier, Newcastle United, paraqesin një kërcënim serioz për Real Madridin në garën për mesfushorin e talentuar të AZ Alkmaarit, Kees Smit. Mesfushori 19-vjeçar është në krye të listës së dëshirave të Los Blancos për verën e ardhshme, teksa madrilenët synojnë të përforcojnë mesfushën me një profil kreativ dhe kontrollues të lojës. Performancat e tij kanë tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha evropiane, ndërsa stili i lojës e ka çuar shpesh në krahasime me yllin e Barcelonës, Pedri. AZ Alkmaar e vlerëson talentin holandez mbi 60 milionë euro, çmim që nuk ka trembur Newcastle, të cilët janë të gatshëm të investojnë fuqishëm për të siguruar shërbimet e tij dhe për të fituar garën ndaj Real Madridit. Ndërkohë, madrilenët po mbajnë nën vëzhgim edhe alternativa të tjera për mesfushën, si Adam Wharton i Crystal Palace dhe Rodri i Manchester City, por emri i Kees Smit mbetet një nga prioritetet kryesore për të ardhmen. Përndryshe, Smit preferon kalimin te Real Madridi por gjithashtu nuk do ta refuzonte ndonjë skuadër angleze meqenëse i pëlqen edhe Liga Premier./ Telegrafi