Pak pas orës 16:00 të ditës së shtunë, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ka nisur numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit përmes postës. Sipas rezultateve nga kutia e parë e numëruar, Lëvizja Vetëvendosje kryeson bindshëm me 255 vota, që përbëjnë 85.00 për qind të totalit të votave të kësaj kutie. Në vendin e dytë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 30 vota apo 10.00 për qind, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka marrë 10 vota, që përbëjnë 3.33 për qind. Më pas renditen: AAK – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 2 vota ( 0.67% ) FJALA me 1 votë ( 0.33% ) Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës me 1 votë ( 0.33% ) Nisma Socialdemokrate (NISMA) me 1 votë ( 0.33% ) Numërimi i votave me postë pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ndërsa rezultatet e plota do të jenë përcaktuese për çdo ndryshim eventual në shpërndarjen përfundimtare të mandateve në Kuvendin e Kosovës./Telegrafi/