Alba përsëri në spital, produksioni jep njoftim zyrtar

Produksioni i Big Brother VIP Kosova ka bërë të ditur se banorja Alba Pollozhani ka pësuar një rrëzim brenda ambienteve të shtëpisë, duke kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të ekipeve mjekësore. Në komunikatën zyrtare shkruhet: “Alba Pollozhani, banore e Big Brother VIP Kosova 4, është rrëzuar dhe është transportuar menjëherë në urgjencën e Spitalit Amerikan, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve”. Ky është hera e dytë që Alba hospitalizohet gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e BBVK. Aktualisht, ajo mbetet nën mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore, dhe pritet një përditësim i ri për të bërë të ditur nëse do të rikthehet sonte në shtëpi apo do t’i duhet më shumë kohë për rikuperim. /Telegrafi/ View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)