Lagie me birrë, shtyrje dhe një pështymë - si eskaluan përplasjet e Kristit me Keijsin dhe Senon

Një seri përplasjesh ka shënuar këtë javë shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku protagonistë kryesorë ishin Kristi, Keijsi dhe Seno. Debatet nisën pas hyrjes së Keijsit në shtëpi, ku tensioni u rrit për shkak të gjuhës provokative dhe incidenteve të vogla, si lagia me birrë. Gjatë një debati, Seno u përfshi duke shtyrë Kristin, kur ky i fundit po kujdesej për shtretërit e banorëve. Kristi tha: “Të them të drejtën, unë që nga jashtë me tipat si puna e Keijsit jam këtu sot. Nuk është Keijsi fare arsyeja. Është një më shumë në numër këtu dhe as më shumë e as më pak. Këtë ka të mirë kjo lojë. Ka diversitet. Është një tematikë që jam përballur goxha jashtë, janë ditur të kapen. T’u jap ushqim dhe të më japin ushqim për të ecur përpara. Shihet qartë. Nuk është presion loje. Është të cënosh dinjitetin, të cënosh moralin, të cënosh atë karrierën time që më është dashur gjak, mund, djersë, të rri pa bukë, larg familjes për vite me radhë dhe të vijë një tip si puna e Keijsit, që trupi i tij funksionon nga mesi e poshtë. Unë s’kam ardhur të tregoj burrërinë me asnjë, aq më pak nga mesi e poshtë. Çdo njeri kërkon atë që i mungon. Mua më mungonte të tregoja Kristin që nuk është artist. Asnjë nga këta s’e kam prekur nga jashtë. Kam pasur mundësinë patjetër. Di histori. Tirana është e vogël. Ama kam zgjedhur të mos prek. Unë jam brenda këtyre mureve. Sa për pështymën, për sa kohë nuk është nga im atë, nuk më vjen asnjë keqardhje”. Keijsi shtoi: “Fjalia e parë është ndjesë për atë video që pamë. Që kur kam ardhur, ka pasur një tendencë të shëmtuar për të marrë informacion nga jashtë. Duke marrë parasysh sjelljen e tij kundrejt meje, m’u duk pak si shumë e tepruar. Nuk mund të flasë për burrëri Kristi”. Arbër Hajdari tha: “Po e mendon gabim. Edhe ti e mendon gabim, edhe Kristi e mendon gabim. Nuk duhet të ikim nga disa të vërteta. E vërteta kryesore është që ti e ke bullizuar Kristin për gjininë e tij. Të flasim drejt dhe hapur”. Keijsi përfundoi: “Mënyra se si u afrua ishte shumë e shëmtuar”. Seno komentoi: “Kristi ka bërë një provokim sistematik për gjërat në shtëpi. Nuk e kishte luftën personale, por duhet të ishte shtëpia në rregull. Për Vitin e Ri e kam uruar me zemër, por ai vazhdon t’i bëjë gjërat aq madhore sa të dalim nga vetja. Mënyra si janë duke u sjellë njerëzit me mua, unë jam pasqyra e karakterit. Ndoshta është diçka e tepruar, por raporti im me të tjerët ka qenë xhentil”. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com