Ish-partnerja e Keijsit, Stelina hyn në Big Brother VIP Albania

Shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5 i është bashkuar një banore e re. Stelina, ish-konkurrente e “Për’puthen”, është bërë zyrtarisht pjesë e garës për Çmimin e Madh. Ajo është e njohur edhe për lidhjen e mëparshme me Keijsin, i cili aktualisht ndodhet brenda shtëpisë. Para hyrjes së saj në BBVA, Stelina foli për raportin që ka pasur me të, duke deklaruar: “Ka shumë gjëra për të treguar. Është vetëm fillimi. Do ende kohë të ambientohet”. Po ashtu, ajo u shpreh se sipas saj, Keijsi rrezikon të largohet sonte nga shtëpia, kjo për shkak të sjelljes së tij gjatë ditëve të fundit. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com