Dy gola të vonshëm, Barcelona e fiton derbin lokal ndaj Espanyol

Barcelona ka shënuar fitore të vështirë në udhëtim te Espanyol në kuadër të xhiros së 18-të në La Liga. Katalunasit triumfuan me rezultat 0-2, sfidë që ishte tepër dramatike nga minuta e parë. Espanyol rrezikoi fillimisht me Robert Fernandez dhe Carlos Romero, por portieri i Barcelonës Joao Garcia me pritje të jashtëzakonshem ua mohoi golin. Raste fantastike kishte edhe Barcelona përmes Kounde e Yamal, sidoqoftë të dyja rezultuan të jetë larg finalizimit. Ishte Dani Olmo që e zhbllokoi rezultatin me një supergol pas asistimit të Fermin (86’). Ndërsa, fitoren e vulosi Robert Lewandowski vetëm katër minuta më vonë pas një tjetër asistimi të Fermin (90’). Barcelona shkon në kuotën e 49 pikëve ndërsa Espanyol zë pozitën e pestë me 33 sosh./ Telegrafi