Man Utd vazhdon me barazime, ndalet nga Leeds

Manchester United nuk ka arritur më shumë se një barazim në udhëtim te Leeds United 1-1. Ka qenë një ndeshje shumë e luftuar, por që në 45 minutat e para nuk pati gola dhe pjesa e parë përfundoi baras 0-0. Gjithçka në ndeshje ndodhi brenda tre minutave, kur vendasit të parët kaluan në epërsi me golin e amerikanit Aaronson që shënoi në minutën e 62-të për 1-0. Vetëm tre minuta më vonë, Joshua Zirkzee asistoi te Cunha i cili barazoi shifrat në 1-1. Deri në fund më gola nuk pati dhe ndeshja u mbyll baras 1-1. Me këtë barazim, Man Utd ngritet në pozitën e pestë në tabelë me 31 pikë, derisa Leeds mbetet e 16-ta me 22 sosh. /Telegrafi/