I jashtëzakonshëm në mbrojtje, vendimtar në sulm - Rrahmani ndër më të mirët në fitoren e Napolit

Amir Rrahmani zhvilloi një paraqitje të jashtëzakonshme në fitoren 2-0 të Napolit kundër Lazios, në ndeshjen e vlefshme për Serie A. Mbrojtësi kosovar ishte protagonist absolut i takimit, duke u vlerësuar me notën 8.0 nga SofaScore, ndërsa kontribuoi edhe me një gol, duke konfirmuar formën e tij të lartë këtë sezon. Rrahmani luajti 79 minuta, realizoi 95 pasime të sakta nga 100, kishte 105 prekje të topit, fitoi të gjitha duelet në tokë (4/4) dhe në ajër (3/3), duke treguar siguri maksimale në mbrojtje. Me këtë paraqitje solide dhe vendimtare, Amir Rrahmani vazhdon të jetë një nga shtyllat kryesore të Napolit, duke dëshmuar rëndësinë e tij si në fazën mbrojtëse ashtu edhe në atë ofensive. /Telegrafi/ Me fitoren ndaj Lazios, Napoli ngritet në pozitën e dytë në tabelë me 37 pikë, një më pak se lideri Milani. /Telegrafi/