Labi flet për banorët: Askush s’më rrëzon pas 30 vitesh karrierë, le ta harrojnë çmimin

Labinot Rexha ka ndarë mendimet e tij për disa nga banorët e shtëpisë gjatë një bisede me Albën. Ai u shpreh i sigurt në veten e tij dhe në rrugëtimin profesional që ka ndërtuar ndër vite. Sipas Labit, përvoja e gjatë në karrierë e bën të palëkundur përballë situatave dhe përplasjeve brenda lojës. “Nuk mund ta rrëzojnë Labinot Rexhën, mbi 30 vjet karrierë”, deklaroi ai. Më tej, këngëtari komentoi edhe mbi garën për çmimin e madh, duke thënë se sipas tij, disa banorë nuk duhet ta kenë më në fokus fitoren. “Kushtrimi, Londrimi dhe Labinoti le ta harrojnë çmimin”, u shpreh Labi. - YouTube www.youtube.com