Momenti kur Maduro dhe gruaja e tij shkelin në tokën amerikane nën masa të rrepta sigurie

Raportime dhe pamje që po qarkullojnë gjerësisht në rrjete sociale dhe media ndërkombëtare konfirmojnë se Shtetet e Bashkuara kanë kryer një operacion të nivelit të lartë në Venezuelë, gjatë të cilit presidenti Nicolas Maduro dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, janë kapur dhe larguar nga vendi. Operacioni u shoqërua me shpërthime në Karakas dhe zona të tjera strategjike, duke treguar një ndërhyrje të koordinuar dhe të shpejtë ndaj objektivave kyçe. Në qendër të këtij misioni raportohet se ishte Delta Force, njësia më elitare dhe më sekrete e ushtrisë amerikane, e specializuar në operacione me rrezik dhe rëndësi të jashtëzakonshme. Pamjet që qarkullojnë tregojnë Maduron të prangosur, të rrethuar nga agjentë amerikanë. Detaje simbolike, si fakti se ai dyshohet se u kap pa pasur kohë as të mbathte këpucë, janë interpretuar nga komentuesit si tregues i befasimit total dhe i dominimit operacional amerikan. Paralelisht, imazhet virale ku Maduro shfaqet i veshur me Nike Tech Fleece kanë nxitur edhe një reagim të papritur, duke rritur ndjeshëm interesin global për këtë linjë veshjesh. Së fundmi janë publikuar edhe pamjet kur ai dhe gruaja e tij mbërrijnë në New York. @wilmeroficial_1 Llegada de maduro a Metropolitan Detention Center Brooklyn New York #nicolasmaduro #ultimahora #venezuela #newyork #foryourpage ♬ sonido original - WilmerT Në tërësi, këto zhvillime po paraqiten si demonstrim i qartë i aftësisë së SHBA-së për të vepruar shpejt, në mënyrë të koordinuar dhe vendimtare, duke riafirmuar rolin e saj si fuqi globale me kapacitete të pakrahasueshme ushtarake dhe të sigurisë. /Telegrafi/