Maroku ka shënuar fitore minimale në shtëpi ndaj Tanzanisë, për ta siguruar çerekfinalen e Kupës së Afrikës. Edhe pse më dominuese, Maroku shënoi fitore vetëm me rezultat 1-0, por i mjaftueshëm për kualifikim. Maroku e nisi për mrekulli me Ismael Saibari që shënoi një supergol me kokë nga distanca, por që pastaj u anulua nga VAR-i shkaku i një pozitë jashtë loje në ndërtimin e aksionit. Heroi i Marokut rezultoi të jetë ylli i Real Madridit Brahim Diaz që shënoi nga afërsia pas asistimit të Achraf Hakimit (64’). Pas këtij goli, Maroku mbajti dominimin dhe krijoi edhe disa aksione por që nuk i finalizoi. Tanzania ndërkohë tentoi vetëm me disa kundëraksione që gjithashtu rezultuan të pasuksesshme. Kësisoj, Maroku avancon në çerekfinale të Kupës së Afrikës, aty ku janë kualifikuar edhe Senegali dhe Mali./ Telegrafi