Banorët e Big Brother VIP Kosova flasin për Big Brother-in në Shqipëri, përmendin edhe Shpat Kasapin

Banorët e Big Brother VIP Kosova 4 kanë biseduar së fundmi për edicionin e ri të Big Brother në Shqipëri. Ata komentojnë formatin e ngjashëm në të cilin janë, duke aluduar për personazhe dhe për mbarëvajtjen atje. “O zotërinj ngadalë se ia ka filluar edhe komshia. Ku e di çfarë personazhe janë atje që ne nuk e dimë”, tha Eduard Kuçi në një moment. Foto: TikTok Labinot Rexha pa qenë në dijeni për vdekjen e këngëtarit, përmendi emrin e Shpat Kasapit. “Shpati”, u shpreh ai. Kjo pasi artisti nga Tetova do të bëhej pjesë e edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania. “Aty edhe kur ofendojnë, ofendojnë me stil disi. Është theksi që e zbut”, tha Elijona Binakaj në anën tjetër. Big Brother në Shqipëri ka nisur më 20 dhjetor 2025. /Telegrafi/