Shishen me bezninë e mban afër vetes për t’u siguruar që gjeneratori të mos fiket. E kur atë e mbush, gjeneratorin shpesh edhe e shkëmbejnë me fqinjët, që të gjithë të mund t’a përdorin energjinë elektrike për pak kohë. Kështu po ia dalin banorët e fshatit Revuq të Podujevës pas përballjes me reduktimet e ashpra të energjisë elektrike. ‘’Na vjen shumë keq, jemi tubu i gjithë fshati, na duhet një e ardhme më e mirë ja me e lëshu fshatin të gjithë. Për Vit të Ri s’kemi pas, veç një fazë ka pas e edhe ajo s’i ka plotësu. Veç u dufke me dal qytet, as me mërgimtarë s’kemi fol, as programe televizive s’kem mujt me pa’’, ka thënë Idriz Mustafa – Banor i fshatit Revuq. E kërkesat e tyre, po hasin në vesh të shurdhër. ‘’Ne kemi bë dy herë kërkesë për me rregullu, nënshkrime po kurrfar1% zgjidhje s’ka pas për neve. Kemi mbet në gjendje të rëndë. Kërkesa jonë ka qenë me pas një trafo që ky fshati ynë të ketë rrymë 220 qysh është normal. Qe 10 herë e kemi thirrë. Na thotë kryhet puna, kërkush nuk vjen me ndreq. Kemi mbet pa rrymë, asnjë pajisje s’funksionon’’, ka thënë Idriz Mustafa – Banor i fshatit Revuq. Me probleme të po të njëjtës natyrë po përballet edhe fshati Balloc i kësaj komune, tash e thuajse dy javë. ‘’Është shumë problem marrë parasysh që tash na kanë ardh edhe mërgimtarët. Në fshatin tone, në këtë lagje nuk ka energji elektrike. Kemi të sëmutë rëndë që janë me oksigjen. Është situate alarmante dhe e papërballueshmne. Me KEDS-in, qe 10 ditë kemi adresu ankesa, asnjë ditë s’na kanë jep përgjigje të detajune, veç s’po e përballojnë kabllot’’, ka thënë Besmir Jaha – Përfaqësues i fshatit Balloc. Por KEDS e mohon të mos ketë intervenuar e madje, edhe mungesën aktuale të rrymës. “Ju njoftojmë se nuk ka pasur reduktime. Mirëpo, si pasojë e ngarkesës së lartë në këto fshatra, ka pasur djegie të siguresave të Tensionit te ulet dhe reagim të ndërprerësit ne kete tension. Ekipet tona çdo herë kanë intervenuar duke rregulluar prishjet që janë shkaktuar. Reduktim apo kufizim të furnizimit me energji elektrike nuk ka pasur”, ka thënë Bleona Dallaveraj – Zëdhënëse e KEDS. Në ndërkohë, me reduktime të ashpra janë përballur edhe Komuna e Malishevës, Mamushës e Prizrenit. - YouTube www.youtube.com