“Nuk kam pasur kurrë ftesë nga Kosova”, Riola Xhemaili flet për Zvicrën, Xhakën, Shaqirin e Avdullahun

Futbollistja e talentuar e Zvicrës Riola Xhemaili thotë se kurrë nuk ka pasur ftesë nga Kosova, ndërsa njoftoi se është përgëzuar nga Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri kur shënoi ndaj Finlandës. Xhemaili është futbollistja kryesore në ekipin e Zvicrës, ndërsa ka treguar se shpesh hasë në probleme shkaku i prejardhjes. Ajo ndër të tjera për “ NZZ ” zbuloi se kurrë nuk ka marrë ftesë nga Kombëtarja e Kosovës, shkaku që futbolli i femrave nuk ka qenë shumë i avancuar atë kohë (pra, kur u ftua nga Zvicra). “Kur do që shkojmë në Kosovë, njerëzit thonë: “Këta janë të jashtit”, ata nuk e dinë si jetojmë këtu. Në Zvicër njerëzit mendojnë se je i mirë nëse bën diçka të mirë. Por, nëse bën diçka të keqe të thonë “Sigurisht, janë me prejardhje nga Kosova”. Nuk mund t’i kënaqësh të gjithë, prandaj vendimet i marrë që janë të mira për familjen dhe mua”. “Përpos kësaj, asnjëherë nuk kam marrë ndonjë ofertë që të luaj për Kosovën. Futbolli i femrave në Kosovë nuk ka qenë aq i avancuar atë kohë”. View this post on Instagram A post shared by Riola Xhemaili (@riola.xh) Xhemaili pastaj tregoi se është përgëzuar nga Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri kur shënoi gol për Zvicrën ndaj Finlandës. “Kur shënova ndaj Finlandës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri më uruan. Isha më i afërt me Shaqirin. E njoh edhe Leon Avdullahum i cili tani luan për Kosovën. Ishim në klasën e njëjtë dhe luajtëm për të njëjtin klub”. “Secili prej nesh ka historinë tonë dhe kjo na lidhë. Ndonjëherë pyes vetën pse pyetja e besnikërisë shtrohet vetëm tek ne kosovarët. Ka lojtarë të tjerë në kombëtare që prindërit nuk i kanë nga Zvicra”. E pyet për golin e famshëm që shënoi kur e kualifikoi Zvicrën në çerekfinale të Kampionatit Evropian, ajo e vlerësoi si momenti më i mirë i jetës. “Ndoshta momenti më i mirë për futbollin e femrave në Zvicër. Kampionati Evropian në shtëpi ishte si një film i bukur, me kualifikimin në çerekfinale në minutën e fundit dhe e shënova edhe golin. Për mua, ishte momenti më i mirë i jetës”./ Telegrafi