Procesi i numërimit të votave me postë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po shkon drejt fazës përfundimtare. Sipas përditësimit të fundit, deri më tani janë procesuar 68 nga 92 njësitë e votimit, që përfaqësojnë 73.91 për qind të totalit të votave me postë. Nga rezultatet e deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë bindshëm në votat e diasporës, duke siguruar 72.39 për qind të tyre, respektivisht 14,098 vota. Në vendin e dytë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 10.57 për qind të votave, apo 2,058 vota. Pas saj vjen Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 8.24 për qind, që përkthehet në 1,605 vota. Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 4.67 për qind të votave me postë, duke siguruar gjithsej 909 vota. Numërimi i pjesës së mbetur të votave pritet të përfundojë në ditët në vijim, ndërsa rezultatet përfundimtare do të certifikohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.