Njësitet e zjarrfikësve kanë intervenuar me sukses në shuarjen e një zjarri që ka përfshirë një shtëpi banimi në lagjen “Qazim Lleshi” në Gjakovë. Sipas njoftimit të zjarrfikësve, falë reagimit të shpejtë të ekipeve në terren, zjarri është vënë nën kontroll dhe është parandaluar përhapja e tij në pjesë të tjera të objektit apo në shtëpitë përreth. Nga ky incident nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet e shkaktuara janë vetëm materiale, duke përfshirë katin e dytë të objektit. Autoritetet përkatëse kanë bërë të ditur se po ndërmerren veprimet e nevojshme për sqarimin e shkaqeve të zjarrit. / Telegrafi /