Vedat Muriqi vesh tutat si të Maduros, Nike e shet gjithë modelin brenda pak orësh

Vedat Muriqi ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale pas një detaji të pazakontë në veshjen e tij sportive. Sulmuesi i Kosovës është fotografuar me një tuta Nike identike me atë që mbante presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, gjatë arrestimit të tij. Tuta gri me detaje të zeza është bërë menjëherë virale, pasi fotot e Muriqit u shpërndanë nga fansat dhe mediat sportive. E njëjta tuta përdoret nga klubi i La Ligës, RCD Mallorca, ku versioni zyrtar ka vetëm stemën e klubit të qëndisur në gjoks. Kompleti është bërë nga materiale të ricikluara dhe shitet veçmas: pjesa e sipërme kushton 99,99 €, ndërsa pjesa e poshtme 55,99 €, duke e bërë totalin 155,98 € për kompletin. Pas publikimit të fotove, tutat u shitën të gjitha në faqen zyrtare të Nike brenda vetëm pak orësh, duke treguar ndikimin e paparë që ka pasur arrestimi i ish-presidentit të Venezules. Rrjetet sociale u përmbushën me shaka dhe komentet për ngjashmërinë midis sulmuesit dhe presidentit venezuelian, ndërsa fansat e futbollit dhe të modës diskutuan gjerësisht për stilin dhe viralitetin e tij. Edhe pse oferta online u shter, tutat mund të gjenden ende në disa dyqane fizike, megjithatë stoku i mbetur pritet të shitet shumë shpejt. Ky fenomen tregon se si një detaj i vogël në veshje mund të bëhet hit në media dhe të ndikojë menjëherë në shitjet globale të një brandi të madh si Nike. /Telegrafi/