Alba dhe Labi bëjnë shaka me Arditin, ia fshehin gjërat personale

Momente qesharake u regjistruan sonte brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4. Alba dhe Labi vendosën të argëtohen duke ngacmuar Arditin, duke ia fshehur disa nga gjërat e tij personale. Gjatë lojës, Labi dëgjohet duke thënë: “Merrja brekët”, ndërsa Alba sugjeroi me humor: “Të nesërmen në mëngjes t’i varim në living room si dekor.” BBVK/YouTube “Çfarë të bëjmë që të duket interesante te brekët?” pyeti më pas Alba, duke e bërë situatën edhe më qesharake për banorët e tjerë. Alba dhe Labi treguan se humorin dhe lojën e kanë një armë të fortë për të bërë ditët brenda shtëpisë më të gjalla, duke krijuar momente të paharrueshme për të gjithë. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com