LSDM: OBRM-PDUKM-ja qëllimisht e ndalon integrimin në BE

Çështja e gjuhës maqedonase dhe Plani për të Drejtat e Komuniteteve nuk janë tema të marrëdhënieve dypalëshe, thuhet në reagimin e LSDM-së. "Tema e gjuhës maqedonase në BE është mbyllur dhe e përfunduar. Maqedonia gjithashtu ka Marrëveshjen e parë me BE-në të nënshkruar në gjuhën maqedonase. Madje edhe Bullgaria nënshkroi Marrëveshjen Frontex, e cila zyrtarisht njeh gjuhën maqedonase në BE. Pse po hapen problemet me Bullgarinë në lidhje me gjuhën maqedonase tani që ato janë të mbyllura në BE? Siç e kemi thënë shumë herë, sepse OBRM-PDUKM qëllimisht po e ndalon procesin e integrimit evropian dhe qëllimisht po shpik tema, si ajo e fundit me Bullgarinë. Sepse dëshiron izolimin e Maqedonisë. Në mënyrë që të mund të vazhdojnë me plaçkitjen përmes tenderëve, si për shembull, 161 tendera për një kompani, 9 milionë euro për një tjetër, 1.2 milionë euro tendera nga Posta për një kompani të afërt me ZNAM dhe shumë të tjera. Kjo është vetëm një provë tjetër e gjithçkaje që LSDM ka thënë publikisht në periudhën e kaluar", thonë nga LSDM./Telegrafi/