Maduro nën masa të jashtëzakonshme sigurie drejt gjykatës federale në Nju Jork

Autoritetet amerikane kanë ndërmarrë masa të rrepta sigurie për transferimin e presidentit venezuelian Nicolas Maduro drejt një gjykate federale në Nju Jork. Ai u nxor nga Qendra e Paraburgimit Metropolitan në Brooklyn dhe u shoqërua nga agjentë të DEA-s nën masa të jashtëzakonshme sigurie. Rrugët përgjatë itinerarit drejt Gjykatës Federale Daniel Patrick Moynihan në Manhattan u mbyllën për publikun. BREAKING: Nicolás Maduro surrounded by heavy security as he is transported to New York City court ahead of his arraignment. pic.twitter.com/2EqrMrNKxe — Fox News (@FoxNews) January 5, 2026 Sipas autoriteteve, qëllimi ishte të shmangej çdo kontakt i Maduro dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores, me qytetarët. Transferimi u krye me automjet dhe më pas me helikopter mbi Manhattan. Maduro, 63 vjeç, dhe Flores, 69 vjeçe, pritet të dalin para gjykatës këtë pasdite. Prokurorja e përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi, tha se ai përballet me akuza të rënda penale. Akuzat përfshijnë komplot për narkoterrorizëm, import kokaine dhe posedim armësh të rënda kundër Shteteve të Bashkuara. /Telegrafi/